Video-incizim: Fajdexhiu i rrezikshëm sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

Tahir Gërbeshi e ka sfiduar shtetin në të gjitha format. I kërkuari për fajde, i cili ndodhet në arrati prej më shumë se dy vitesh është lajmëruar nga arratia. Një video-regjistrim në të cilin i njohuri me nofkën ‘Xani’ fyen rëndë Policinë.

Tahir Gërbeshi ndodhet në arrati tash e dy vite e gjysmë.

Anëtari i familjes së rrezikshme Gërbeshi nga fshati Ropicë e Vushtrrisë, ndodhet në kërkim nga Policia e Shtetit për disa vepra të rënda penale.

Gërbeshi, i kishte shpëtuar arrestimit në një kontroll që Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë kreu në pronat e tij më 2 mars, 2023.

Sipas një raporti të Prokurorisë së Ferizajt, Gërbeshi u arratis bashkë me shtatë persona të tjerë, të cilët bashkërisht po hetoheshin për fajde në rastin ‘Brezovica’.

Arrestimi i Gërbeshit dhe të tjerëve dështoi pasi kishin marrë informacione paraprakisht për lëshimin nga Gjykata të urdhrit për bastisje në pronat e tyre, tregon një dosje e Prokurorisë.

Dosja të cilën e ka siguruar media dëshmon se vetëm personi që i kishte informuar ata ishte arrestuar.

“Kështu që me rastin e zbatimit të urdhër-kontrollit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurve me datë 02.03.2023, të pandehurit nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre”, thuhet në raport.

Që nga ajo kohë, autoritetet policore nuk kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë Gërbeshin.

Dy vite e gjysmë më vonë, ai po e sfidon Policinë e Kosovës nga arratia.

Paparaci ka siguruar një video-incizim ekskluziv të Tahir Gërbeshit, në të cilën ai shfaqet duke lëvizur lirshëm me veturë. I rrezikshmi nga Ropica e Vushtrrisë dyshohet se ndodhet ende në Kosovë.

Video-regjistrimi e tregon atë në veturë, duke dëgjuar muzikë. Dëgjohet edhe vet duke i fyer rëndë zyrtarët e Policisë.

“O këlysh jeni veç, këlysh të kudrës jeni”, shfryn Gërbeshi ndaj Policisë. “Phu ua q* robt’, ua q*”.

Edhe pse në arrati, emri i Gërbeshit është përmendur për përfshirje në rastin e sulmit fizik ndaj Liridon Osmanit, një burri nga qyteti i Vushtrrisë që dyshohet se ishte viktimë e familjes famëkeqe Gërbeshi.

Sipas një dëshmie që viktima ka dhënë për portalin Nacionale në gusht të këtij viti, ai pretendon se ishte sulmuar brutalisht nga anëtarë të familjes Gërbeshi shkaku i blerjes së një prone në Vushtrri.

Para se të sulmohej, viktima pretendon se ishte shqetësuar nga Tahir Gërbeshi, i cili gjatë tërë kësaj kohe ndodhet në arrati. Në një rast, Gërbeshi ia kishte “prerë” rrugën me veturë, sipas viktimës.

Katër persona, anëtarë të familjes Gërbeshi, u arrestuan për këtë rast në një operacion të Policisë dhe Prokurorisë më 22 shtator të këtij viti. Të arrestuarit dyshohen për fajde, detyrim dhe lëndim të lehtë trupor.

Tahir Gërbeshi i kishte shpëtuar edhe këtij kontrolli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit