Ilir Seferi, biznesmen i njohur në Gjermani, është bërë pjesë e zgjedhjeve lokale në Skenderaj.
Seferi, i cili kandidon me numrin 25 në listën e LVV-së, ka premtuar nga Prekazi se Mikushnicën do ta shndërrojnë në fshat turistik.
“Mikushnica është zemra e Prekazit e Prekazi është zemra e Drenicës dhe Drenica është zemra e Kosovës. Ne do ta bëjmë Mikushnicën fshat turistik në mënyrë që gjithë Kosova të vijnë dhe të kënaqen me pasuritë natyrore që i ka”, tha ai në një video.
@ilirhseferi #mikushnica është zemra e Prekazit. #vetevendosje #25 #2025 #skenderaj ♬ Originalton – Ilir Hajzer Seferi








