Gjatë takimit në Zyrën Ovale, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkëmbyer batuta me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, shkruan “Newsbreak”.
Përpara se të shkonin pas dyerve të mbyllura, dy homologët iu drejtuan medias në Zyrën Ovale.
Trump, duke përsëritur pretendimin e tij se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA ishin të manipuluara, u kthye nga Erdogan dhe tha me ironi: Ai i njeh zgjedhjet e manipuluara më mirë se kushdo.
Deklarata e Trump vjen mes pretendimeve të tij të vazhdueshme të cilat janë hedhur poshtë nga gjykatat dhe autoritetet zgjedhore se Joe Biden nuk e ka fituar realisht garën presidenciale të vitit 2020.
Ndërkohë, edhe Erdogan është përballur me akuza ndërkombëtare për autoritarizëm dhe shkelje të demokracisë.








