Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar sot dy motrae, Bleonën dhe Suelën të cilat posedojnë në biznes privat, e që e udhëheqin me shumë sukses.
Pas takimit me to, Tahiri foli për planprogramin e tyre qeverisës, për të cilin tha se në qendër e ka përkrahjen me grante komunale për gratë në biznes.
“Bleona dhe Suela janë motra që punojnë në biznes privat të cilin e udhëheqin me shumë sukses. Programi jonë ka në qendër përkrahjen me grante komunale për gratë në biznes. Prandaj mbështetja qytetare po rritet dhe fitorja jonë është fitore për të gjithë Vushtrrinë!”, ka shruar Tahiri.









