Ndërron jetë Sejdi Fejzullahu, babai i heroit të Kosovës, Ibrahim Fejzullahu

Ka ndërruar jetë në moshë të shtyrë Sejdi Fejzullahu, babai i heroit të Kosovës, Ibrahim Fejzullahu.

Jeta e tij ishte një rrëfim i dhembjes së thellë dhe qëndresës së pashoqe. Në vitin 1944, kur ishte vetëm 12 vjeç, ai përjetoi njërën nga tragjeditë më të mëdha të jetës: pas një beteje mes ballistëve dhe komunistëve, çetnikët serbë ia vranë nënën para syve gjatë Masakrës në Gosponicë të Preshevës.

Por historia e përndjekjes nuk përfundoi aty. Në vitin 1999, gjatë luftës së fundit në Kosovë, djali i tij, Ibrahim Fejzullahu – ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – u ekzekutua nga forcat e regjimit të Millosheviqit, duke hyrë përgjithmonë në altarin e lirisë si hero i Kosovës.

Në nderim të veprës së tij, Brigada 113 e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc (UÇPMB) mbante emrin e Ibrahim Fejzullahut, duke e bërë kështu sakrificën e tij simbol të rezistencës kombëtare.
Fejzullahu do të varroset sot në varrezat e qytetit në Preshevë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit