Kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vizituar nënëloken 90-vjeçare, Xhyle Dërguti, e cila i dhuroi lirisë së Kosovës më të shtrenjtin që kishte – të birin e vetëm, dëshmorin e kombit, Hysni Dërguti.
Gjatë vizitës, Lushtaku theksoi se në sytë e nënëlokes lexoi dhembjen e thellë të një nëne që humbi djalin e vetëm, por edhe krenarinë e madhe që ai u bë pjesë e historisë së lavdishme të luftës çlirimtare të Kosovës.
“Ne kurrë nuk do ta harrojmë gjakun e derdhur për liri, as nënat e heronjve që bartin dhimbjen e madhe, por edhe krenarinë e përjetshme të një Kosove të lirë e të pavarur,” u shpreh Lushtaku, duke nderuar sakrificën e familjeve që kontribuan në çlirimin e vendit.









