Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar sot Kryqin e Kuq në këtë qytet, së bashku me ekipin e tij. Ai ka vlerësuar lartë punën dhe sakrificën e vullnetarëve, sidomos në kohën e pandemisë Covid-19, kur ndihma e tyre ishte jetike për çdo familje në nevojë.
Tahiri tha se vullnetarët e Kryqit të Kuq janë gjithmonë aty ku qytetari i kërkon dhe se kjo është dëshmi e vlerave të vërteta të solidaritetit. Ai premtoi mbështetje të plotë nga ana e tij dhe e Komunës së Vushtrrisë për këtë organizatë humanitare, duke theksuar se angazhimi i tyre do të vazhdojë të ketë një rol të pazëvendësueshëm në shërbim të komunitetit.
“Gjithmonë do të kenë mbështetjen time dhe të Komunës, sepse në kohë të vështira ata treguan se çfarë do të thotë humanizëm dhe solidaritet,” u shpreh Tahiri.









