spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

E rëndë/ 14-vjeçarja ndërron jetë pas operacionit për zmadhimin e gjoksit, mjek ishte partneri i nënës

Një 14-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi dyshohet se iu nënshtrua një operacioni për zmadhimin e gjoksit.

Viktima është Paloma Nicole Arellano, e cila ndërroi jetë në një spital në Durango, Meksikë, një javë pas ndërhyrjes. Në çertifikatën e vdekjes përcaktohej si shkak edema cerebrale e shkaktuar nga një sëmundje respiratore.

Por babai i 14-vjeçares, Carlos Arellano, këmbëngul se mjekët po fshehin të vërtetën. Sipas tij, pas kësaj tragjedie qëndrojnë implantet e gjirit.

“Certifikata e vdekjes së saj shkruante gabimisht ‘sëmundje’ në një përpjekje për të fshehur të vërtetën”, ka thënë babai i së ndjerës.

Carlos Arellano pretendon se e mësoi vetëm në funeralin e vajzës që ajo kishte kryer operacion estetik, kur pa shenjat dhe implantet.

“Na e dhanë menjëherë certifikatën. Nuk e di si e bënë kaq shpejt”, ka shtuar ai.

I thyer nga dhimbja, babai i 14-vjeçares së ndjerë ka paraqitur një ankesë zyrtare:

“Kërkoj që të hetohen të gjithë ata që janë përgjegjës”.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ndërkohë mediat lokale shkruajnë se Carlos kishte marrë në telefonatë nga ish-partnerja e tij një ditë para se të ndodhte tragjedia. Nëna e vajzës i kishte thënë se kishin rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe do të shkonin në malet e Durangos për t’u izoluar në një shtëpi që nuk kishte shërbim telefonik.

Ai ishte shqetësuar për shëndetin e tyre, por nuk kishte dyshuar se mund të fshihej diçka e errët pas asaj telefonate. E vërteta doli në pah vetëm ditën e funeralit të së resë, ku Carlos zbuloi se vajza e tij nuk kishte vdekur nga ndërlikimet e një sëmundjeje, por nga një procedurë kirurgjikale kozmetike që ajo i ishte nënshtruar fshehurazi.

Më 12 shtator, teksa babai besonte se vajza e tij po qëndronte në mal, në të vërtetë Paloma iu nënshtrua operacionit. Kirurgu nuk ishte i panjohur, ishte partneri aktual i nënës së saj, Victor “N”, i cili kreu procedurën me pëlqimin e saj, por jo të Carlos.

Ndërhyrja kirurgjikale shkaktoi një sërë ndërlikimesh shkatërruese mjekësore. Ajo që e reja pësoi ishte një javë agonie. Efektet pas operacionit ishin kritike: arrest kardiorespirator dhe ënjtje e rëndë e trurit që i shtyu mjekët të futnin 14-vjeçaren në koma.

Vetëm atëherë, kur situata ishte e dëshpëruar, nëna vendosi të kontaktonte Carlosin për ta informuar për gjendjen e vajzës së tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit