spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Grabitje spektakolare, hajdutët e armatosur marrin 1 mln dollarë bizhuteri në një argjendari (Video)

Rreth 20 persona të maskuar hynë me forcë në argjendarinë Heller Jewelers në San Ramon, duke thyer vitrinat e xhamit dhe duke marrë bizhuteri me vlerë prej 1 milion dollarësh. Lajmi u konfirmua nga një njoftim për shtyp i Policisë së San Ramon.

Pamjet e kamerave të sigurisë së dyqanit filmuan momentin e grabitjes. Sipas policisë, disa prej autorëve ishin të armatosur dhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri drejt hyrjes kryesore të dyqanit. Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar.

Në një tjetër video të publikuar nga policia, shihen grabitësit teksa vrapojnë drejt makinave të parkuara pranë argjendarisë për t’u larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Forcat policore ndoqën disa prej mjeteve, por për shkak të rrezikut për qytetarët, ndjekja u ndërpre. Deri tani disa prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa hetimet e plota për identifikimin e autorëve të tjerë vijojnë.

Pas ngjarjes, Heller Jewelers publikoi një reagim në rrjetet sociale, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen.

“Jemi thellësisht mirënjohës që askush nuk u lëndua. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, thuhej në mesazhin e kompanisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit