Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës Arian Tahiri, gjatë një takimi me qytetarë, ka thënë se do të jetë kryetar i terrenit dhe i zgjidhjes së problemeve.
Postimi i plotë:
Sa herë që flas me qytetarët e Mitrovicës, flas si njëri prej tyre, si djalë i këtij qyteti që e do dhe e njeh mirë. Unë do të jem kryetar i terrenit, i realitetit dhe i zgjidhjes së problemeve të përditshme të qytetarëve tanë. Sepse, Mitrovicën e duam më së shumti, atëherë kur punojmë shumë për të.
Për ty, Mitrovicë. Sot, nesër, gjithmonë! #PDK191









