Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka vizituar familjen e Enver Miftarit dhe të luftëtarit të lirisë, Naser Miftarit, në fshatin Bequk.
Takimi u zhvillua në odën muze të kësaj familjeje, e cila ka një histori të veçantë, pasi dikur ka strehuar delegatët që shpallën Deklaratën Kushtetuese të Kaçanikut dhe më pas ka shërbyer si bazë e UÇK-së.
Tahiri tha se në çdo familje po pritet me shumë dashamirësi dhe përkrahje, gjë që për të dhe për LDK-në përbën motivim të fuqishëm për të vazhduar rrugën e filluar.









