Veton Surroi i reagon Xhavit Halitit: Ajo që keni publikuar nuk është stenogram i takimit të delegacionit të Kosovës me Clinton

Veton Surroi ka qenë pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Ibrahim Rugova në Uashington, për atë takim ka folur të martën një nga ideatorët e UÇK-së Xhavit Haliti.

Haliti ka deklaruar se “Rugova i kishte quajtur ekstremistë pjesëtarët e UÇK-së si dhe Fatos Nanon”.

Ai të mërkurën publikoi një stenogram ku pretendon se ishte i atij, në atë dokument thuhet se “Rugova i ka quajtur të frustruar shumë pjesëtarë të UÇK-së”.

Por, Surroi e ka demantuar, duke thënë se nuk është stenogram nga takimi.

“1. Nuk është stenogram nga takimi i delegacioni i Kosovës me presidentin Clinton 2. Dr. Rugova edhe në këtë takim ka kërkuar rolin prijës dhe aksion parandalues të SHBA-ve 3. Nuk ka përgojim të UÇK-së; është përshkruar cikli i dhunës i autoriteteve serbe që kanë marrë si shkas përgjigje ndaj aksioneve të UÇK-së për vrasje të civilëve shqiptarë (nga Likoshani e Qirezi deri në Lubeniq)”, ka shkruar Surroi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit