Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati për një mandat të ri nga PDK-ja, Ferit Idrizi, ka zhvilluar sot një takim me familjarët e Hafije Ademit, kandidate për Asamblenë Komunale.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për vizionin e përbashkët të zhvillimit të Vushtrrisë, përkushtimin ndaj qytetarëve dhe rëndësinë që ka përfshirja aktive e grave në proceset vendimmarrëse lokale.
“Sot patëm një takim të ngrohtë dhe frytdhënës me familjen e znj. Hafije Ademi, një grua e guximshme dhe e përkushtuar që përfaqëson vlerat tona të përbashkëta. Besoj fuqishëm se gratë duhet të kenë një zë të fortë në vendimmarrje, dhe për këtë do të punojmë pa kompromis,” u shpreh Idrizi.
Ai falënderoi familjen Ademi për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se energjia dhe vullneti i qytetarëve është forca më e madhe për të vazhduar rrugën e zhvillimit.









