“Mos e trajtoni Serbinë si shtet normal”, Petkoviq i reagon Kurtit: Nervoz për shkak të marrëdhënieve me SHBA-në

Kryenegociatori serb në dialog, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili, në dyvjetorin e sulmit në Banjskë të Zveçanit, u bëri thirrje ndërkombëtarëve që “të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal, përderisa ajo nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë, të organizuar dhe udhëhequr nga Millan Radojçiqi”.

Petkoviq e ka cilësuar Kurtin si “të zemëruar” për shkak të takimeve që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i pati në New York, ku u mbajt një mbledhje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ai ka theksuar se: Kurti duket se është shumë i zemëruar për shkak të takimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq në New York, prandaj, nga paaftësia, sulmon Serbinë.

Gjithashtu, Petkoviq ka përmendur vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, duke deklaruar se: Nervozizmi i Kurtit është i kuptueshëm. Ndërsa SHBA ndërpret dialogun strategjik me Prishtinën, Vuçiç me sekretarin e shtetit Rubio thellon bashkëpunimin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit