Hoxha në përvjetorin e rënies së Afrim Bunjakut: Duhet të punojmë që amaneti i tij të çohet në vend

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur pas homazheve të mbajtura sot në nderim të heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023.

Në një deklarim për media, Hoxha theksoi se duhet të punohet për të realizuar amanetin e Bunjakut për një Kosovë të pavarur.

“Afrimi ishte një polic shembullor, një profesionist i vërtetë dhe një guximtar i madh që sakrifikoi jetën e tij për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim. Më shumë duhet të punojmë që amaneti i tij për një Kosovë të pavarur, ku ka rend dhe ligj, të mbisundojë dhe të çohet në vend”, tha Hoxha.

Ai gjithashtu theksoi se sot përkujtohen me respekt të gjithë policët që u përballën me sulmin në Banjskë, duke e cilësuar atë si një betejë të fituar.

“Shpresojmë të mos kemi raste të tilla, por nëse ndodhin, jemi të gatshëm t’i dalim ballë vendit tonë”, u shpreh Hoxha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit