spot_img
spot_img
Wednesday, February 18, 2026
spot_img
spot_img

Përleshje në Prishtinë, tre persona rrahen mes vete për shkak të një mosmarrëveshje – zbulohen emrat

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë dhe ndërhyn Policia.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në orët vona në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku janë arrestuar dy persona.

Përleshja ka nisur për shkak të një mosmarrëveshje, ku dy persona dyshohet se kanë rrahur një person tjetër, ku të njëjtit më pas janë shoqëruar në stacion polcior, kurse viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Dy të arrestuarit për përleshjen në Prishtinë janë Ruzhdi dhe Xhelbrim Gashi, ndërsa personi i tretë i cili mori lëndime është Sabri Gashi.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit