spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Zbulim rekord në portin e Londrës, 72 milionë paund kokainë brenda dy gjeneratorëve

Oficerët e Forcës Kufitare britanike rrezikuan të përballeshin me një faturë të madhe kompensimi kur vendosën të çanin një pajisje industriale pasi ajo mbërriti në një port në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke përdorur përvojën e tyre për të zbuluar dërgesa të dyshimta, ata përdorën një prerëse metalike për të çarë dy gjeneratorë me vlerë 700 mijë paund në copa.

Por ky rrezik u shpërblye kur ata zbuluan se makineritë ishin në fakt një mashtrim i sofistikuar nga trafikantët e drogës. Pasi pajisjet u çmontuan, oficerët gjetën kokainë me vlerë 72 milionë paund të fshehur brenda.

Një ton drogë u rikuperua nga dy pajisjet, të cilat kishin mbërritur në portin “London Gateway”, në bregun verior të lumit Thames në Thurrock. Dërgesa kishte mbërritur nga një vend i paidentifikuar në Amerikën e Jugut.

Zbulim rekord në portin e Londrës, 72 milionë paund kokainë brenda dy gjeneratorëve - Insajderi - 0 450 1758621236xscreenshot 13 818 1

Kapja tregon se si grupet kriminale të organizuara po përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara për të shmangur zbulimin. Trafikantët e dinin që Forca Kufitare do të përballej me një faturë qindra mijëra paundësh nëse dëmtonte pajisjet“, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike.

Zbulim rekord në portin e Londrës, 72 milionë paund kokainë brenda dy gjeneratorëve - Insajderi - 0 450 1758621237xscreenshot 15 615

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Mike Tapp, deklaroi se “trafikantët e drogës menduan se kërcënimi i një fature të madhe dëmesh do ta trembte Forcën Kufitare dhe do ta ndalonte nga sekuestrimi i kësaj sasie kokaine”.

Zbulim rekord në portin e Londrës, 72 milionë paund kokainë brenda dy gjeneratorëve - Insajderi - 0 450 1758621236xscreenshot 13 818

Pas zbulimit, Agjencia Kombëtare e Krimeve nisi një hetim dhe një i dyshuar është tashmë i akuzuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit