Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e ekspertëve të psikiatrisë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku i akuzuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Përveç Murselit, në sallën e gjyqit janë të pranishëm edhe bashkëpunëtorët e tij të dyshuar, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Në këtë seancë pritet të pranishëm janë parë ekspertët e psikiatrisë Shpend Haxhibeqiri, Blerina Hoxha dhe Ajet Bunjaku, të cilët kanë ekzaminuar Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Ndërkohë, pritet që vetëm doktori Shpend Haxhibeqiri të dëshmojë sot.

Në sallë gjenden gjithashtu edhe mbrojtësit e të pandehurve: Teuta Zhinipotoku për Murselin, Skënder Gojani për Plavën, si dhe Ndrec Dodaj për Kokallën.

Ndërkohë, mungon në këtë seancë eksperti mjeko-ligjor Naim Uka.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit