spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Shkak një video erotike/ Zbulohen detaje si u vra kunati i bosit të mafies turke, ekzekutimi u krye nga një 33-vjeçar shqiptar

Një ngjarje e rëndë ndodhi në korrik të këtij viti në Milano, ku një 62-vjeçari turk Hayati Aroy, kunat i bosit të mafies turke u ekzekutua nga 3 persona, përfshirë një shqiptar.

Disa muaj pas ngjarjes, janë zbardhur emrat e 3 personave të përfshirë në vrasje.

Mediat italiane raportojnë se në pranga u vu 36-vjeçarja Valentina Peroni, me precedentë penalë për mashtrime, bashkëshorti i saj 38-vjeçar Emanuele Paganini, si dhe 33-vjeçari shqiptari Elvis Simoni, i cili dyshohet si ekzekutor. Hetimet zbuluan se personi u qëllua 30 herë me thikë.

Ata kishin frikë se Aroyo do të publikonte një video intime. Autorët, banonin në të njëjtën zonë Busto Arsizio. Policia ka ndërtuar skemën e vrasjes dhe rolin e secilit në krim përmes analizës së kamerave të sigurisë, tabulateve telefonike dhe përgjimeve.

Të dyshuarit kanë deklaruar se 62 vjeçari zotëronte një video ku gruaja 36-vjeçare Valentina Peroni shfaqej në skena intime, dhe ekzistonte frika se ai mund ta publikonte. Megjithatë hetuesit ende nuk e kanë gjetur videon.

Me viktimën ishte caktuar një takim. Gruaja kishte hyrë në banesën e viktimës dhe kishte lënë derën hapur për shqiptarin i cili pasi ishte future në apartament kishte goditur viktimën gati 30 herë me thikë.

Ndërkohë burri i gruas qëndronte jashtë banesës dhe bënte roje.

Më pas trupi i pajetë i Aroyos ishte vendos mbi shtrat dhe ishte spërkatur me zbardhues (klor) dhe kufomës i ishte vënë flaka që ishte përhapur më pas në të gjithë apartamentin.

Nga rindërtimi i ngjarjes ka rezultuar se gruaja, së bashku me persona të tjerë, kishte tentuar të përdorte kartat e kreditit të viktimës në disa salla bastesh dhe ambiente të tjera publike. Nga këtu ka nisur edhe pista e parë hetimore për agjentët e Policisë Kriminale të Milanos.

Nga apartamenti ku qëndronte Aroyo, tre autorët kishin marrë para, karta pagese, një tablet dhe një telefon celular, duke dyshuar se në pajisjet elektronike mund të ndodhej videoja intime.

Në telefonin e të riut me origjinë shqiptare, i sekuestruar nga agjentët e Policisë Kriminale në një tjetër operacion, u gjetën mesazhe të dërguara nga gruaja, ku ajo komentonte vrasjen duke thënë se nuk kishte pasur “as ndjesinë më të vogël”.

“Kisha frikë se mos ndjeja mëshirë, por jo. E shikoja vetëm për të kuptuar nëse do të ndjeja diçka, por asgjë,” shkruante 36-vjeçarja. Kjo bisedë është tashmë pjesë e dosjes hetimore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit