spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, disa të vrarë dhe 30 të plagosur

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se një sulm ajror nga Rusia gjatë natës ka shkaktuar të paktën 3 viktima dhe mbi 30 të plagosur në disa rajone të vendit.

Sipas tij, Rusia ka shënjestruar me qëllim infrastrukturën civile në një përpjekje për të frikësuar popullatën dhe për të dëmtuar kapacitetet jetike të vendit.

BBC transmeton se forcat ajrore ukrainase bëjnë me dije se Moska ka lëshuar 619 dronë dhe raketa, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka përdorur “armë precize” për të goditur objektiva ushtarako-industriale.

Nga ana tjetër, Rusia ka raportuar se katër persona u vranë nga një sulm me dron i Ukrainës në rajonin Saratov, ku Kievi pretendon se ka goditur një rafineri të madhe nafte. Një tjetër rafineri thuhet se është dëmtuar në rajonin fqinj të Samarës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit