spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Mbetjet e dronit rus u gjetën në një vend tjetër anëtar të NATO-s

Një fragment i pjesës së pasme (bishti) të një droni rus të tipit Gerbera u gjet sot pranë plazhit në fshatin Varve, në qarkun perëndimor të Ventspilsit në Letoni. Ministri i Mbrojtjes së këtij vendi, Andris Spruds, konfirmoi se fragmenti nuk përmbante eksploziv.

Kryeministrja letoneze Evika Silina tha se ka udhëzuar ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme që të kontaktojnë me homologët polakë për të përcaktuar nëse ky dron është një prej atyre që u pa mbi Poloni javën e kaluar.

Në Poloni, autoritetet kanë raportuar se u gjetën fragmente të një rakete në fshatin Choiny, rreth 70 km nga kufiri me Ukrainën, që dyshohet se u përdor për rrëzimin e ndonjë prej dronëve rusë.

Nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale të mëdha, ndërsa hetimet forenzike po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit