spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Demaçi, i akuzuari i pavdekshëm në Hagë!

Shkruan Kimete Berisha

Adem Demaçi shfaqet si fantazmë në sallën e gjykatës së Hagës.

  • Avokatët hapin dosjet:

ato janë të mbushura me fotokopje të Demaçit me kapelë, me syze dielli, dhe me legjendën:

i pavdekshëm, i akuzuar, i pakapshëm, i munguar.

  • Shumë i rrezikshëm.
  • Komandantët nuk thonë se ‘s’ka fajtor në UÇK’, por thonë se ‘fajtor për urdhëra të gabuar është Demaçi’
  • Pas komandantëve, në sallën e gjyqit në Hagë, tani është ‘thirrur’ edhe vet Demaçi, jo fizikisht, se ai tashmë bisedon me yje, por si një figurë që e shndërruan në fajtorin e përjetshëm të akuzës.
  • Për çdo pyetje që s’kanë përgjigje, përgjigja është: ‘E pyetëm Demaçin!
  • Demaçi po përdoret si fantazmë për të mbuluar boshllëqet e akuzave!
  • Demaçi po portretizohet nga mbrojtja e komandantëve sikur të ketë qenë një figurë misterioze, që dilte në netët pa hënë nëpër katunde dhe udhëzonte çdo komandant të UÇK-së se si të vepronte!
  • Amerika që e dinte sa cigare piheshin në odën e luftëtarit, lis më lis e dru më dru, nuk e paska ditur se kush ishte njeriu që ia kushtoi jetën burgjeve për lirinë e Kosovës.
  • Në Hagë, Demaçi zbulohet si më i rrezikshmi nga të gjithë komandantët, sepse është fajtor perfekt:
  • nuk flet, nuk mohon, nuk ngre padi për shpifje, por e bart fajin e të gjithëve dhe nuk ka nevojë për avokat.
  • Hagës i mungon substanca.
  • Kur duhet të thërrasësh një të vdekur për të mbajtur gjyqin gjallë, atëherë drejtësia ka vdekur para Demaçit.
  • Demaçi është ‘dëshmitar’ VIP nga varri që sheh dëshmitarët amerikanë të hutuar.
  • Një avokat pyet:

‘A e dini ju se çfarë ka ndodhur në Rambuje?’,

  • Demaçi hesht…sepse nuk është aty.
  • Hesht, megjithëse i pari pas luftës bëri thirrje në serbisht për bashkëjetesë: “Kosova është edhe e Milovanit”, thoshte nëpër katunde serbe.
  • Një tjetër amerikan kërkon foton e Demaçit në dosje, dhe kur nuk e gjen,

pyet:

  • Mos është agjent sekret?
  • Komandantët e UÇK-së morën guxim të tregojnë në Hagë se kush i ka urdhëruar për gjithçka:
  • ‘Kur e kemi parë të gjallë, nuk e kemi kuptuar asnjë fjalë të

tij…nga frika….e tani që është i vdekur…e kuptojmë më shumë…’.

  • Një tjetër amerikan pyeti me ironi:

‘A e kemi një video të Demaçit duke urdhëruar për çdo ngjarje?”

  • Përgjigja e dëshmitarit amerikan:

‘S’ka nevojë për fakte, Demaçi pyetej…kështu më ka thënë Hashim Thaçi, të cilit unë i besoj, anipse fliste si komunist’!

  • Sipas dëshmitarëve të komandatëve: Demaçi ishte këtu, aty, kudo… por askund.
  • Në Hagë, Demaçi është i akuzuari i vetëm që nuk pyetet kurrë, por gjithçka ndodh për shkak të tij.
  • Pra, Demaçi ka bërë gjithçka… edhe pse nuk ishte aty.
  • Një gjyqtar pyet: “Pse askush nuk e pyeti Demaçin?”
  • Përgjigja: Sepse Demaçit i pëlqeu gjithçka që nuk u bë në sallë!
  • Gazetarja i pyeti amerikanët:

‘A e pyetët për çdo gjë Demaçin?

  • Ata shikojnë njëri-tjetrin dhe thonë:

Po… por nuk e dinim kush ishte Demaçi.”

  • Pra, kush e shpëtoi kë?
  • Gjykata: “Demaçi… gjithçka, edhe pa u konsultuar.”

…dhe askush nuk e mori kurrë në pyetje.

  • Një gjyqtar, provoi mikrofonin:

‘Demaçi, a dëshiron të flasësh?’

  • Vetëm ekot e sallës u përgjigjen.
  • Demaçi, a je aty?”

– …një echo qesharake përgjigjet: ‘Vetëm në dosje… dhe në imagjinatën tuaj’.

Dhe më pas, një shenjë nga qielli: Demaçi bën me dorë “të fala” sallës.

  • Edhe për së vdekuri shqiptarët dëshmojnë rrejshëm kundër Adem Demaçit.

P.S. Një herë më ka thirrur Adem Demaçi në telefon.

Ka folur gjatë.

  • Më ka thënë se i pëlqen stili im i shkrimeve dhe më ka falënderuar për një tekst timin: “Profesor Baltazar”, ku përmendeshin dëshmitarët shqiptarë kundër Grupit të Tij të demonstratave.
  • Ndër të tjera, më tha: “Mua, kurrë askush nuk më ka dashur.”
  • Këtë ndjesi të tij e vërtetoi Gjykata e Hagës, përmes komandantëve të Ushtrisë së Tij,

të cilët nuk thonë se s’ka fajtor, por thonë se fajtori ka vdekur dhe natyrisht, ai është Adem Demaçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit