Fotografitë e qesin në rren Sylejman Mehollin: Drejtori i Ferit Idrizit është VV, shihet me Dejona Mihailin dhe Arsim Rexhepin

Gjatë debatit të sontëm në RTV 21 me kandidatët për kryetar të Vushtrrisë, kishte replika të ashpra me akuza e kundër akuza mes panelistëve.

Në lidhje me emërimet e drejtorëve gjatë qeverisjes 2021-2025, Ferit Idrizi tha se ka emëruar persona profesionistë, duke dalur edhe përtej partisë së tij.

“Drejtori e Drejtorisë së Urbanizmit e kam emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse ai është profesionistë”, tha Idrizi për emërimin e Drilon Jusufit.

Ndaj kësaj deklarate të Ferit Idrizitz reagoj Sylejman Meholli i VV-së, duke thënë: “Nuk ka qenë e as nuk është Vetëvendosje”.

Pas këtyre replikave mes Idrizit e Meholli, lexuesit kanë dërguar dëshmi në redaksi që tregojnë se drejtori i Urbanizmit, Drilon Jusufi në qeverinë komunale të Ferit Idrizit është në Vetëvendosje.

Në njërën prej këtyre fotografive drejtori i Urbanizmit, Drilon Jusufi shihet në një tryezë me Dejona Mihailin e VV-së, ndërsa në foton tjetër shihet me kandidatin e LVV për kryetar të Vushtrrisë në zgjedhjet e vitit 2021, Arsim Rexhepi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit