spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Fundi i argëtimit! Arabia Saudite mbyll klubet e natës

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë mbyllur dhjetëra klubet, ambiente nate që ofrojnë muzikë live dhe shisha në qytetet kryesore si Riad dhe Xheda, me arsyetimin zyrtar të “shkeljeve të rënda të rregullave të shëndetit dhe higjienës publike”.

Megjithatë, kjo fushatë ka nxitur debate të forta në opinionin publik, duke u interpretuar nga shumë si pjesë e një reagimi konservator kundër hapjes sociale që ka ndodhur gjatë viteve të fundit në mbretëri.

Lounges janë shndërruar në simbole të liberalizimit të Arabisë Saudite nën drejtimin e princit të kurorës, Mohammed bin Salman. Pas dobësimit të policisë fetare në vitin 2016, vendi ka përjetuar ndryshime të thella kulturore, si lejimi i koncerteve, kinemave dhe ngjarjeve të mëdha sportive.

Në këtë kontekst, klubet/baret u shfaqën si hapësira ku burrat dhe gratë mund të argëtohen bashkë, të dëgjojnë muzikë dhe të pijnë shisha një lloj argëtimi më i përballueshëm për shtresat e mesme dhe emigrantët, krahasuar me eventet luksoze si koncertet ndërkombëtare apo garat e Formula 1.

Megjithatë, rritja e shpejtë e këtyre ambienteve në zonat urbane ka ngjallur shqetësim mes konservatorëve, të cilët i shohin si vende të pamoralshme ku mund të zhvillohen aktivitete të paligjshme si përdorimi i alkoolit ose drogës. Disa qytetarë kanë ngritur zërin për mbylljen e tyre, duke i konsideruar si kërcënim ndaj rendit dhe moralit publik.

Nga ana tjetër, mbështetësit i shohin ato si pjesë e natyrshme e zhvillimit urban dhe rritjes së cilësisë së jetës. Ato përfaqësojnë një alternativë të pranueshme dhe të përballueshme për argëtim në një vend ku ende ndalohen pijet alkoolike dhe ku opsionet e tjera janë të kushtueshme.

Në përpjekje për të balancuar modernizimin me ruajtjen e vlerave tradicionale, autoritetet kanë ndërmarrë masa të reja për të kontrolluar sjelljet “imorale”, përfshirë arrestime për prostitucion dhe lypje një veprim që disa e interpretojnë si rikthim të kontrollit fetar në një formë të re.

Në thelb, debati rreth kësaj teme reflekton përplasjen mes dy realiteteve në Arabinë Saudite: dëshirës për modernizim dhe zhvillim ekonomik, dhe presionit të vazhdueshëm për të ruajtur identitetin dhe normat sociale të trashëguara.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit