spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Gazetaria e servilizmit dhe dyfytyrësisë

  • Shkruan: Emanuel DEMAJ

Është për t’u habitur e për t’u neveritur kur sheh disa fytyra publike, të cilat deri dje me gojën plot i quanin krerët e UÇK-së “vrasës”, “kriminelë”, madje përdornin çdo epitet të zi kundër tyre.

Nëse hap sot një kërkim të thjeshtë në Google, dalin qartë deklaratat e tyre, ku nuk kanë lënë të zezë pa ia veshur Hashim Thaçit dhe shokëve të tij të luftës. E megjithatë, mbrëmë, pas dëshmisë së James Rubin, ndihmës sekretarit amerikan, këta të njëjtit u shfaqën nëpër debate televizive dhe rrjete sociale duke thurur lavde, duke folur me krenari e duke bërë sikur gjithmonë kishin qenë mbështetës të tyre.

Kjo është fytyra e gazetarisë prostituive, e atyre që shiten e blihen sipas erës që fryn, pa moral dhe pa asnjë ndjenjë përgjegjësie ndaj publikut.

Ky stil i servilit dhe llaskuris gazetaresk është një rast studimi për mënyrën se si një pjesë e mediave tona e kanë zhveshur profesionin nga çdo dinjitet.

Ata që dje vjellnin vrer, sot mbajnë fjalime krenarie; ata që dje akuzonin, sot rreshtohen të parët për të marrë meritat morale të një kauze që vetë e kanë baltosur me vite të tëra. Në fakt, nuk është fjala për ndryshim mendimi, sepse ndryshimi është i ligjshëm, por për mungesë integriteti. Një gazetar i ndershëm pranon gabimin, e reflekton dhe e thotë publikisht. Këta, përkundrazi, sillen sikur asgjë s’ka ndodhur.

Sikur historia e tyre e zezë e sharjeve dhe akuzave të jetë fshirë. Këta janë shëmbëlltyra më e pastër e asaj që quhet gazetari prostituive, që i shërben çdo padroni të radhës dhe dhunon çdo parim të së vërtetës. Dhe për këtë kategori, fjala “kritikë” është e butë, sepse ata kanë qenë bashkëpjesëmarrës në linçimin publik të luftëtarëve të lirisë, e sot po përpiqen të hipin mbi valën e dëshmive të miqve tanë ndërkombëtarë për të larë imazhin e tyre të kalbur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit