spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

James Rubin – diplomati që bindi Hashimin në Rambuje, e tani kërkon të fshijë historinë e UÇK-së

  • Shkruan: Halil GECI

James Rubin, ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit dhe negociatori i Rambujesë, ishte njeriu që erdhi në Rambuje për të bindur Hashim Thaçin ta nënshkruante marrëveshjen. Atëherë ai e trajtonte Thaçin si përfaqësuesin kryesor të UÇK-së, si zërin e luftës. Por 14 vjet më vonë, në vitin 2013, Rubin u kthye në Kosovë me një mision tjetër: të kërkonte largimin e “krahut të luftës” nga pushteti. Ai deklaroi në një intervistë për “Zërin” se ishte koha që këta liderë të tërhiqeshin “sa janë ende të popullarizuar dhe të mos presin derisa të jetë shumë vonë”.

Devijimi i historisë nuk pranohet

Nëse Hashim Thaçi, sipas disa rrëfimeve, “nuk paska qenë në luftë”, pse pra Rubin dhe amerikanët e pranuan atë si përfaqësuesin e UÇK-së në Rambuje? Pse e vendosën në krye të delegacionit? A nuk ishte ai pikërisht “zëri i luftës” që ata kërkonin në tryezën e negociatave? Sot Rubin përpiqet t’i relativizojë këto fakte dhe të paraqitet si gjykatës i historisë sonë, por realiteti nuk ndryshon. Ai vetë e bëri Thaçin figurë kryesore politike duke e njohur si përfaqësues të UÇK-së.

Episodet që Rubini do të harrojë

Le t’i kujtojmë Rubinit edhe një moment tjetër: kur në Durrës amerikanët kërkuan të hyjnë në shtabin e UÇK-së, Thaçi i ndaloi dhe zgjodhi t’i ftonte francezët në vend të tyre. Ky akt tregonte se UÇK-ja nuk ishte kukull e askujt dhe se kishte dinjitet politik e ushtarak. Rubin, sado që u përpoq atëherë ta mbështeste Thaçin, nuk mundi ta ndryshojë këtë realitet. Sot ai shfaqet sikur harron se kush ishin ata që ai e bindi të nënshkruajnë në Rambuje, kush ishin ata që mbajtën barrën e luftës dhe kush e pagoi çmimin për lirinë e Kosovës.

Rubini dhe banka e të akuzuarve

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, ku Hashim Thaçi po qëndron tash e pesë vjet, është pikërisht trashëgimia e administratës së Biden-it dhe njerëzve si James Rubin që e solli atë aty. Nuk duhet harruar se kjo administratë dikur e quajti Thaçin “Xhorxh Washingtonin e Kosovës” dhe e ngriti në piedestal. Tani i njëjti establishment e ka ulur në bankën e të akuzuarve, me prokurorë të përzgjedhur prej tyre. Ose Rubin po gënjen sot, ose gjykata po përpiqet me qëllim t’i ndryshojë faktet. Çfarëdo që të jetë, përpjekja për të rishkruar historinë e luftës së UÇK-së nuk mund të pranohet.

“Historia e UÇK-së nuk mund të shkruhet në zyrat e evropianëve apo në sallat e Hagës – ajo është shkruar me gjak në malet e Kosovës dhe nuk ka gjykatë që mund ta fshijë. Por individët që i kanë bërë keq Kosovës dhe që dyshohet se kanë vrarë atdhetarë të LDK-së duhet të përgjigjen para drejtësisë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit