Çfarë ndodhi në ditën e parë?- James Rubin vazhdon edhe sot deklarimin në Hagë

James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit ishte i ftuar nga ekipi i Hashim Thaçit, ish-udhëheqës politik i UÇK-së.
Sot Rubin do të vazhdojë sërish deklarimin e tij në kuadër të Speciales në Hagë.

Gjatë dëshmisë së tij, Rubin theksoi se Thaçi kishte kryesisht rol politik dhe se nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së.

Ai tha se Thaçi duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm ushtarak.

Ai, gjithashtu, deklaroi se nuk kishte asnjë informacion që lidh Thaçin ose të akuzuarin tjetër, Jakup Krasniqi, me pretendimet për vrasje apo ekzekutime.

Në nisjen e dëshmisë së tij, qysh herët në mëngjesin e së hënës, ish-diplomati amerikan kujtoi takimet me Hashim Thaçin, e që në karrigen e dëshmitarit ishte thirrur po nga mbrojtja e tij.

“Më kujtohet takimi i parë me Thaçin, ishte kohë e vështirë, nuk kishte ndonjë pushtet. Herën e parë [pas luftës] jemi takuar në Nju Jork pasi ishte bërë kryeministër. Unë u habita shumë, sepse ai kishte kaluar nga nja djalë i ri që punonte në rrethana të vështira, dhe ishte bërë kryeministër. Pra kishin kaluar katër-pesë vite. Hera e fundit që jemi takuar ka qenë rreth vitit 2018, kur po punoja në Uashington”, tha Rubin.

Teksa dëshmonte për kohërat e errëta të Kosovës në vitet e 90-ta, James Rubin foli për përpjekjet e arritjes së paqes.

“Donim që të arrinim një mes të artë për të gjithë. Ta mbushnim mendjen serbe për paqe, por edhe të arrihej Pavarësia e Kosovës”, ka deklaruar Rubin.

Por për Thaçin, tha Rubin, nënshkrimi i ndonjë deklarate që s’e specifikonte pavarësinë, do të konsiderohej tradhti.

E Pavarësinë e Kosovës, ish-diplomati tha se e mbështesnin fuqishëm, megjithëse këtë shqiptarëve nuk mund t’ua kumtonin aq lirshëm.

Nga themelimi i shtetit të pavarur të Kosovës, Rubin foli për rolin e Thaçit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe bazuar në dëshminë e tij, ish-presidenti nuk kishte kompetenca brenda UÇK-së, por se urdhrat i merrte nga komandantët të tjerë.

“Ai (Thaçi) nuk kishte mundësi të diktonte asgjë, por pasqyronte vendimet që merreshin nga ajo zyra (brenda UÇK-së) dikur e fshehur e udhëheqjes shqiptare që merrnin vendime në grup, që nuk ishin gjithmonë të pranishëm, ai duhet të merrte leje prej tyre. Nuk ishte në gjendje të diktonte rregulla dhe kushte, kur ne donim të bënim diçka të rëndësishme ai komunikonte me persona të tjerë”, tha Rubin.

Megjithëse sipas dëshmitarit, Thaçi ishte zëri dhe fytyra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sa i përket akuzave se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e drejtues të tjerë të UÇK-së kanë ekzekutuar apo vrarë njerëz, Rubin hodhi poshtë këto pretendime.

I njëjti tha se nuk kishin mbledhur asnjëherë prova apo nuk posedonin informacione që një gjë e tillë kishte ndodhur ndonjëherë.

James Rubin u pyet edhe për marrëdhëniet e Thaçit me Shtetet e Bashkuara, e që sipas tij raportet mes tyre ishin të veçanta dhe të një rëndësie të jashtëzakonshme për ish-kreun e UÇK-së.

“Sipas meje, prioriteti i tij më i madh ishte të kishte mbështetjen e udhëheqjes amerikane”, tha Rubin gjatë dëshmisë së tij.

Ai nënvizoi se, në asnjë moment, nuk kishte vërejtur te Thaçi ndonjë sjellje apo qasje që do të rrezikonte këtë mbështetje.

Gjatë dëshmisë së tij, Rubin deklaroi se qeveria serbe gjithnjë është munduar të fajësojë UÇK-në, duke shtuar se serbët ishin të përfshirë në operacionin për të fshehur provat.

“Serbët ishin të përfshirë në operacionin për të fshehur provat, absolutisht që po. Karakteristikë që kemi parë në Bosnjë, dhe kemi parë përsëri në Kosovë. Ata gjithmonë janë përpjekur të fajësojnë UÇK-në, pra qeveria serbe. Kjo është mënyra që janë përpjekur ta justifikojnë atë që po bënin duke hedhur fajin mbi të tjerët”, deklaroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit