spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Pallaska: Përpjekja e njerëzve që e kanë shkatërruar LDK’në për ta nderuar Rugovën duhet të refuzohet

Avokati Dastid Pallaska ka komentuar ceremoninë e vendosjes së shtatores së ish- Presidentit Rugova ku pjesëmarrës ishin Vjosa Osmani, Albin Kurtit dhe figura tjera të institucioneve të vendit.

Ai ka shkruar se përpjekja e njerëzve që kanë shkatërruar LDK-në për të nderuar Presidentin Rugova duhet të refuzohet nga secili votues rugovist.

Sipas tij, këta politikanë, të cilët i quajti të pacipë çdo ditë çnderojnë figurën dhe trashëgiminë  politike të Presidentit Rugova.

“Asnjë monument i Presidentit Rugova nuk fsheh dot faktin se këta politikanë të pacipë çdo ditë çnderojnë figurën dhe trashëgimimë politike të Presidentit Rugova, duke i përbuzur dhe shkatërruar aleancat euro-atlantike që ai i krijoi me aq shumë mund.

Kjo gjeneratë e dështuar e politikanëve do te mbahet ne mend vetëm për paturpësinë e gënjeshtrave me të cilat erdhën në pushtet dhe protagonizimin adoleshent që ekspozon mungesën e përmbajtjes politike nga e cila vuajnë”, shkroi Pallaska në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit