Prizren: Sulmoi vëllain me sëpatë, arrestohet 63-vjeçari

Një 63 vjeçar është arrestuar mëngjesin e së dielës në fshatin Romajë të Prizrenit, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar me sëpatë vëllain e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Tha se i dyshuari është shoqëruar në polici dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Sot, më 14.09.2025 rreth orës 09:00, në fshatin Romaj – Prizren, është raportuar një rast i sulmit fizik me mjet të fortë (sëpatë), ku i dyshuari (Sh.U., 63 vjeçar) ka sulmuar vëllain e tij (R.U., 72 vjeçar)”.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sëpatë, disa thika, një shufër metalike dhe një boks metalik”, tha Bytyqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit