Memli Krasniqi: Më 12 tetor është koha për Kosovën – jo për populizëm, por për punë dhe përgjegjësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale të kësaj partie për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, përmes një tubimi të mbajtur në zemër të kryeqytetit.

Në një postim publik, Krasniqi ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për kandidatin e PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili, duke e cilësuar atë si njeriun e duhur për të udhëhequr kryeqytetin në këtë kohë sfiduese.

“Në kryeqytet, është koha për një udhëheqës që e sheh politikën si shërbim e jo si përfitim. Është koha për Uran Ismailin – shokun e bashkëpunëtorin tim dhe kryetarin e ardhshëm të Prishtinës,” ka shkruar Krasniqi.

Ai theksoi se për Uran Ismailin, Prishtina nuk është vetëm një mundësi politike, por është dashuri, shtëpi dhe përkushtim personal.

“Sepse për Uranin, Prishtina nuk është opsion i dytë, por dashuria dhe shtëpia e tij. Urani, ne, të gjithë bashkë, s’kemi tjetër qytet,” u shpreh ai.

Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve që më 12 tetor t’i besojnë Uran Ismailit dhe PDK-së, duke u zotuar për një qeverisje me punë, përkushtim dhe larg populizmit që, sipas tij, e ka karakterizuar politikën kohëve të fundit.

“Është koha për Prishtinën. Është koha për Kosovën. Për punë e përgjegjësi – jo populizëm e indiferencë. Është koha për fitore,” përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit