“Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

Lista Serbe ka nisur sot edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale.

Siç raporton “KoSSev”, dy parullat kryesore të nisjes së kësaj fushate janë kërkesa për largimin e kryetarit aktual të Mitrovicë së Veriut, Erden Atiq dhe shprehja e përkrahjes për kryeterroristin e sulmit të Banjskës Millan Radojiçiq.

“Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, kanë qenë parullat e vendosura në murin e sallës, siç raporton KoSSev.

Takimi me serbët lokalë po mbahet në amfiteatrin e një shkolle në veri të Mitrovicës.

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 12 tetor dhe sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit