Takimi në Bruksel, Sorensen: Folëm për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur – dialogu vazhdon kur palët të jenë gati

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë takimet dhe të inaugurojë komisionin e përbashkët për personat e pagjetur, sapo që palët të tregojnë gatishmëri.

Edhe raundi i fundit i bisedimeve në Bruksel, që u mbajt të premten, përfundoi pa ndonjë përparim në nivel të kryenegociatorëve. Ashtu si herëve të tjera, palët vetëm shkëmbyen akuza për mungesë të vullnetit në zbatimin e marrëveshjes.

Serbia ka insistuar që të zbatohet fillimisht marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa pala kosovare ka kërkuar implementimin e marrëveshjes bazë në tërësi, me theks të veçantë tek çështjet që lidhen me komisionin për personat e zhdukur, sipas kryenegociatorit Besnik Bislimi.

Në këtë drejtim, Sorensen ka pranuar dështimin për inaugurimin e komisionit të përbashkët, duke mos ofruar më shumë detaje.

“Dje në Bruksel i prita kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime bilaterale dhe trilaterale mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe adresimin e çështjes së personave të zhdukur. Për fat të keq, mbledhja inauguruese e komisionit të përbashkët nuk u mbajt. Jam i gatshëm të vazhdoj sapo palët të jenë të gatshme”, ka shkruar ai në X, ku publikoi edhe fotografi nga takimet bilaterale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit