spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Të dua shumë, por s’dua të flas me ty!

Shkruan Kimete Berisha

– Amerika e ka ndërprerë Monologun Strategjik me Kosovën, që ata e quajnë Dialog!

– Amerika thotë se e do Kosovën shumë, por nuk do të flasë me të.

Po, është kontradiktore.

– Po unë? E njëjta gjë.

E dua shumë, por s’dua të flas me një person që provokon e manipulon…

dhe nuk do t’i flas, edhe nëse toka dhe qielli bashkohen.

– Ky nuk është thjesht zemërim.

Është ndjesia se nëse unë nuk mund ta kontrolloj atë…pastaj nuk mund ta kontrolloj as veten.

– Tjetër shpjegim nuk kam për momentin.

– Amerika, në zemërimin e saj me Albin Kurtin, tenton të izolojë Albin Kurtin nga populli.

– Kur populli dëgjon se Amerika nuk i flet Kurtit, krijohet frikë…

– Ideja është e thjeshtë dhe origjinale: je me Albin Kurtin apo me Amerikën?

– Në këtë lojë, Amerika e bën Kurtin… Amerikë.

– Zemërimi i Amerikës duket i zbrazët, kontradiktor dhe kopje emocionale.

– Nuk ka arsyetim logjik.

– Kush i ka thënë Amerikës se populli i Kosovës dëshiron dialog?

– Dialog për çfarë?

– Shqiptarët jetojnë nga paqartësia dhe nga rrenat… nuk dialogojnë shqiptarët mes vete, e jo me serbët.

– Strategjia jonë nuk është Dialogu, por Monologu!

– Kudo ku dialogojnë dy veta, përfundon me shamje dhe rrahje.

– Kudo ku vendos veç njëri, ka razi mes njerëzve.

– Dallimi mes meje dhe Amerikës është i papërfillshëm:

– Amerika thotë se dialogu mund të kthehet “kur të vijë koha”, pra, kur gjërat të bëhen sipas saj.

– E…Unë, vetëm jam shkëputur nga agresori emocional, pa asnjë kërkesë dhe s’ka kthim mbrapa.

– Ky qëndrim i imi ekstrem më bën të dukem ortodokse, por më mirë ortodokse.

– Në zemërimin e saj me Albin Kurtin, Amerika ka një qëllim të qartë…dhe qëllimin e cakton ajo.

– Unë nuk kam qëllim të përbashkët me ‘agresorin tim emocional’.

– Thjesht zhdukem, dhe lë të kuptohet se nuk ka më përgjigje nga unë.

– Koha do ta tregojë a kam qëllim.

– Amerika thotë se mbetet e përkushtuar në Kosovë, por vetëm kur Ne të sillemi siç duan Ata.

– Unë kam mbyllur dyert e mia.

Agresori emocional mund të sillet si të dojë, por s’ka më përgjigje nga unë.

– Se…Sa herë flas, ndjej sikur gjuaj xhevahire para derrave.

– Dialogu Strategjik nuk u prish sepse nuk pati Dialog, por u prish sepse pati Dialog.

– Nuk bëhet fjalë për Dialog Strategjik, por për Monolog Strategjik.

– Amerika gjithmonë ka folur vet me vete.

– Sa për mua, unë ndjehem superfuqi:

kur flas, nuk dua që muhabeti të zgjatet dhe fjalët e mia të vihen në dyshim.

– Arroganca ime është amerikane, s’shkoj në debate apo emisione, sepse ndjej se ‘di’ më shumë se çdo njeri që njoh.

– Askush nuk mund të më tregojë mua diçka “të Re’!

– Gabimi Strategjik i Albin Kurtit është se flet pa marrë leje në Ambasadë.

– Por…në zgjedhje do ta mund edhe opozitën “amerikane”.

Ashtu si agresori emocional që mund të më mund mua… po jo tani.

P.S. Autorja, e rritur nga dy prindër Akrep (në zodiak)…Pra, asi që nuk i shprehin emocionet…edhe nëse i kanë.

– E kjo do të thotë se Dashuria nuk trashëgohet!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit