Një ngjarje e rëndë trondit Volosin në Greqi në fillim të gushtit, me protagonistë një çift shqiptar, që kishin së bashku 4 fëmijë. Burri vrau me thikë në mënyrë makabre gruan e tij, në sy të fëmijëve.
Autori i dyshuar i vrasjes është Pandeli Nakoleci, ndërsa viktimë ka mbetur bashkëshortja e tij, Marjola Nakoleci.
Vajza 18-vjeçare e çiftit ka folur sërish, sipas medive greke. Pas 1 muaji ajo ka thyer heshtjen dhe flet për kohët e vështira që po përjeton, tani që ka humbur të dy prindërit e saj, siç deklaron vetë.
“Vëllai im më telefonoi dhe më tha: ‘Eja shpejt’. Më thotë që babai im vrau mamin tim. Të dy janë fajtorë për mua, na lanë në rrugë. Nëna ime kishte një lidhje jashtëmartesore, babai im ishte xheloz. Babi im e donte shumë nënën time”, rrëfeu 18-vjeçarja për Mega.
Sipas 18-vjeçares, babai i saj nuk kishte ngritur kurrë dorë, por siç pranoi ajo, ai ishte shumë xheloz. “Ai më telefonoi, tha, ‘Nuk doja ta bëja këtë'”, vuri në dukje ajo.
18-vjeçarja, duke folur në emisionin “Live News”, tha se po përpiqet të bëjë një fillim të ri në jetën e saj, në Selanik, në shtëpinë e motrës së babait të saj.









