James Rubin do të dëshmoi në Hagë si dëshmitar mbrojtës i Thaçit, këshilltari i ish-presidentit publikon fjalët që ai tha për UÇK-në e Rambujenë

Këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Ismail Syla ka publikuar një fotografi bashkë me Thaçin dhe James Rubin, Ndihmës-sekretarin e Shtetit në administratën e Bill Klintonit bashkëngjitur me një shkrim të cilin e kishte bërë Rubin në vitin 2021.

James Rubin sot ka paralajmëruar se javën tjetër do të japë dëshmi në Gjykatën Speciale, ai do të jetë dëshmitar i mbrojtës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në shkrimin i cili u ripublikua pas 4 vitesh, pikërisht në ditën kur SHBA pezulloi dialogun strategjik për Kosovën, përmendet nënshkrimi i marrëveshjes së Rambujes nga ish-presidenti Thaçi.

“Hashim Thaçi ishte ai që nënshkroi marrëveshjen. Më kontaktoi, më konsultoi dhe unë i thashë që të mos priste, por ta mbaronte këtë punë, që ta përfundonim edhe këtë me sukses. Pra, përsëri ishte UÇK-ja e cila zgjodhi atë që ta nënshkruante”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

E mbaj mend se isha kritikuar nga pjesëtarë të shërbimit të jashtëm amerikan dhe nga gazetarë, se i kishim vënë të gjitha “bastet” në UÇK-në dhe Hashim Thaçin. Kishte prej atyre që thoshin se po bënim gabim të madh, se duhej ta përkrahnim Rugovën. Por, përgjigjja që përsëri e them ishte se ne apo unë bashkëpunuam me Hashim Thaçin, sepse delegacioni kosovar e zgjodhi atë udhëheqës të delegacionit. Unë nuk e zgjodha, por ata. Ndërsa, ne e kishim strategjinë që të bashkonim Evropën kundër Serbisë, duke bindur kosovarët që të thoshin “Po” dhe Serbia të thotë “Jo”. Dhe kjo strategji funksionoi vetëm sepse Hashim Thaçi ishte mjaft i mençur sa të nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë dhe serbët jo. Shumë lehtë ka mundur të ndodhë që kjo të mos bëhej. Lehtë ka mundur të ndodhë që e tëra të shembej.

Më vonë, pas luftës, kam dëgjuar të njëjtat fjalë: pse po shkon në konferencë para gazetarëve me të, pas demobilizimit të UÇK-së? Kisha përsëri të njëjtën përgjigje. NATO donte që UÇK-ja të demobilizohej. Dhe, udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin frikë t’i dorëzonin armët, edhe pse ishin fitimtarë. Asnjëherë, në asnjë kryengritje, nuk kishte ndodhur që ushtria kryengritëse të dorëzonte armët. Përsëri Hashim Thaçi ishte ai që nënshkroi marrëveshjen. Më kontaktoi, më konsultoi dhe unë i thashë që të mos priste, por ta mbaronte këtë punë, që ta përfundonim edhe këtë me sukses. Pra, përsëri ishte UÇK-ja e cila zgjodhi atë që ta nënshkruante.

Kështu u zhvillua një marrëdhënie e besimit me të. Fillova ta shoh si njeri që e mban fjalën. Nuk e gjykova në bazë të thashethemeve të cinikëve dhe skeptikëve të Evropës që thoshin të mos e dëgjoja atë. Pra, nuk e gjykova në bazë të paragjykimeve, por në bazë të bashkëpunimit me të. Dhe në vitet që pasuan ai u dëshmua një politikan i vërtetë, si dikush që ka mbështetur zhvillimin demokratik. Njerëzit ndoshta nuk pëlqejnë çdo gjë që ka bërë ai. Asnjë politikan nuk mund ta arrijë këtë. Por, shikojeni situatën sot, kur ai dhe qeveria e tij ka ndërtuar këto procedura ekstreme për ndjekjen e krimeve të luftës, gjë që askush nuk e ka bërë deri më tani. Edhe vetë iu ka nënshtruar këtyre procedurave. Ideja se ka diçka të keqe në të, u tregua e gabuar.

Do të vazhdoj ta gjykoj në bazë të përvojës sime me të. Asnjëherë nuk kam parë fakte për përgjegjësinë e tij për krime që sigurisht që ndodhin në luftë, nga një popullatë që vuan nga një sulmi aq i madh. Por, ta lidhësh atë me këto, pa pasur fakte, është “guilt by asociation” dhe kjo është e gabuar.

(James Rubin, Ndihmës-sekretari i Shtetit në administratën e Bill Klintonit, diplomati amerikan që ishte ndër protagonistët kryesorë në arritjen e Marrëveshjes së Rambouillet, në një intervistë ekskluzive për Demokracia.com është shprehur krenar me ndihmën amerikane për popullin e Kosovës në kohën kur ai ishte pjesë e Departamentit të Shtetit Amerikan.)

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit