Në komunën e Vushtrrisë kanë nisur punimet për ndërtimin e një rruge të re, e cila do të lidhë 15 fshatra mes vete.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kandidati i PDK-së edhe për një mandat udhëheqës, në llogarinë e tij në Facebook.
“Ky projekt do të ketë ndikim të madh në jetën e përditshme të banorëve, duke siguruar lëvizje më të shpejtë dhe më të sigurt”, shkroi ai.
Në videon e publikuar shihen mjete të rënda të punës duke kryer punime.
Projekti vlerësohet si i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe social të komunës së Vushtrrisë









