Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Kollë, ku është pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët e kësaj ane.
“Në fshatin Kollë bashkë me banorët që si gjithmonë na presin me shumë entuziazëm. Faleminderit për mbështetjen në rrugën tonë drejt fitores!” – ka shkruar Idrizi në një postim të tij.
Mbështetja e banorëve të Kollës për Idrizin është përsëritur edhe këtë herë, duke dëshmuar lidhjen e fortë mes kandidatit dhe komunitetit lokal.










