Duke folur për spiunazhin në vend, njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka thënë se BIA serbe ka arritur që të infiltrojë persona të ndryshëm në të gjitha mekanizmat.
Islami ka thënë se ka njerëz që përpiqen që përmes personave të tretë ta degradojnë imazhin e Kosovës.
“BIA serbe ka arritur që të infiltrojë persona të ndryshëm në të gjitha portet e jetës, pra gjithkund në mekanizmat ndërkombëtar dhe kur kihet parasysh se çfarë filtrash ka në mekanizmat ndërkombëtar, kjo po del qe edhe tek qytetarët tanë të rëndomtë ka njerëz që përpiqen që përmes personave të tretë ta degradojnë imazhin e Kosovës dhe një populli liridashës që është kampion i demokracisë”, ka thënë Islami.










