Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur sot atasheun e ri ligjor të FBI-së për Kosovën, Brendan Collins, i cili vepron nga Sofja e Bullgarisë.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë takimit u diskutua thellimi i bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe FBI-së.
“Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe FBI-së. Drejtori i Përgjithshëm deklaroi se ky bashkëpunim ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e sigurisë. Ai shprehu gatishmërinë e tij për të forcuar më tej këtë partneritet në të ardhmen.”, thuhet në njoftim.
Theksi u vu veçanërisht mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera me interes të përbashkët.
Collins ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të FBI-së nga Sofja dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.









