Xhevahire Izmaku prezanton Diellza Pllanën, kandidate për Asamblenë Komunale në Vushtrri

Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka prezantuar sot publikisht Diellza Pllanën si kandidate për Asamblenë Komunale me numrin 9.

Izmaku u shpreh se Diellza është pranë saj që nga mosha 18-vjeçare, duke marrë pjesë në çdo fushatë dhe duke qenë pjesë e ekipit të saj politik për shtatë vite me radhë.

“Ajo nuk është vetëm asistente ime në Kuvend, por një vajzë që ka mësuar nga afër çfarë do të thotë përkushtim, përgjegjësi dhe dashuri për qytetin. Sot ndihem krenare që e prezantoj si kandidate për Asamblenë Komunale”, tha Izmaku.

Pllana është në vitin e fundit të studimeve në Mjekësi, gjë që sipas Izmakut tregon kapacitetin e rinisë për të ndërthurur profesionin dhe shërbimin publik.

“Diellza është simbol i brezit të ri që kërkon të ndryshojë Vushtrrinë. Jam e bindur se ajo do të ketë një rrugëtim të gjatë e të suksesshëm politik”, shtoi më tej kandidatja për kryetare të komunës.

Diellza Pllana garon me numrin 9 për Asamblenë Komunale në Vushtrri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit