Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vlerësuar lartë rolin e të moshuarve në shoqëri, duke i cilësuar ata si urtia dhe përvoja e qytetit.
“Të moshuarit janë ata që dinë të bëjnë dallimin mes fjalëve dhe veprave. Mbështetja e tyre është forca jonë për të fituar me nder dhe sinqeritet,” ka theksuar Tahiri.
Ai shtoi se angazhimi i tij politik ka për qëllim ndërtimin e një të ardhme më të mirë për qytetarët, duke u mbështetur në vlerat e brezave që i dhanë Vushtrrisë dinjitet e identitet.










