Skandal në Deçan! Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka akuzuar hapur familjen Ramosaj për kërcënime të rënda dhe banale ndaj kandidatit të PSD-së për Asamble, Behar Retkoceri.
Kuçi ka publikuar edhe mesazhin kërcënues që, sipas saj, është dërguar nga vëllai i kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Në mesazh shkruhet: “O ty në Llap kom.met nxon e kom.me ti q krejt. Maje mend”*.
Zyrtarja e PSD-së theksoi se ky është ilustrimi më i qartë i “fytyrës së pushtetit në Deçan”.
“Kryetari jo vetëm që i përdor resurset e komunës për t’i pasuruar vëllezërit e tij, por edhe i përdor ata për të kërcënuar ata që guxojnë ta kritikojnë. Por koha e kërcënimeve ka ikur në Deçan”, ka shkruar Kuçi.
Sipas saj, qytetarët e Deçanit nuk i kanë borxh askujt dhe nuk kanë frikë nga kërcënimet, ndërsa pushteti aktual, siç tha ajo, po ndien fundin dhe po reagon me “shkelmat e fundit”.










