Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi, është pritur me entuziazëm nga banorët e fshatit Stanoc i Poshtëm.
Ai ka falënderuar nga zemra për mikpritjen dhe mbështetjen e dhënë, duke theksuar se përkrahja e qytetarëve është motiv i madh në rrugëtimin drejt fitores më 6 tetor.
“Stanoci i Poshtëm, si gjithmonë, edhe sonte na priti me plot entuziazëm për fitoren tonë të madhe. Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe mbështetjen!”, ka shkruar Idrizi.










