Krasniqi pret në takim ambasadorin australian, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e partisë ambasadorin e Australisë në Kosovë, Richard Rodgers.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat institucionale, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Australisë.

“Pata kënaqësinë të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Australisë të akredituar në Kosovë, Richard Rodgers, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për sfidat aktuale në procesin e ndërtimit institucional. Në këtë takim, theksova se PDK ka mbajtur qëndrim të përgjegjshëm dhe konstruktiv në përpjekje për të zhbllokuar institucionet dhe për të rikthyer stabilitetin politik.”, shkroi Krasniqi.

Ai shtoi se u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

“Ambasadorin Rodgers e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Australia i ka dhënë Kosovës, që nga njohja e hershme e pavarësisë e deri te angazhimi i vazhdueshëm diplomatik.”, theksoi Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit