Kush është personi që ndihmoi autorin e masakrës në Shkodër? 

Gazetari Eni Ferhati tha se autori i masakrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër, Ragip Gilaj kishte një bashkëpunëtorë në zonën ku kreu krimin.

Ferhati tha se nuk dihet nëse policia e ka mbajtur në monitorim Gilën pas daljes nga burgu, edhe pse ishte një kontingjent me rrezikshmëri të lartë për krime të tilla është shumë e rëndë.

“Fakti që shënjestra e atentati Erogen Vaso ose Brajoviç ka pasur edhe një truprojë me vete do të thotë që është një person që ka probleme, i druhet ngjarjeve të mundshme, tregon shumë. Ngjarja është alarmante për mënyrën si ndodhi, Gilaj nuk ka pranuar të ketë pasur bashkëpunëtore e jo më urdhërues edhe pse grupi hetues ka dyshimet e veta.

Ragip Gilaj nuk ka pranuar të ketë pasur bashkëpunëtorë sot, megjithëse është e pamundur që ai të kishte informacion shumë të saktë kur shënjestra sapo zbriti nga banesa dhe u ul në lokal brenda pak minutave është gjendur edhe ai në lokal. Hetuesit dyshojë se në zonë ka pasur edhe një bashkëpunëtor që e ka sinjalizuar për lëvizjen e shënjestrës…Për këtë individ, që ka pak muaj që është liruar nga qelia ne nuk dimë nëse policia, çfarë ka bërë gjatë kësaj kohe dhe nga ana tjetër autori ka pasur të gjitha të dhënat për të qenë një kontingjent për t’u mbajtur nën mbikëqyrje. Në banesë atij 2 vjet më parë i janë gjetur të gjithë elementët për të krijuar bindjen që ky individ nuk është kaq rastësor”, tha Ferhati në emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit