Masakra që ndodhi sot në Shkodër la dy të vrarë dhe dy të plagosur. Autor i krimit 29-vjeçari Ragip Gila u arrestua nga policia.
Viktima mbetën Armando Pali, dhe Liridon Kraja, truproja e Erogen Brajoviç. Ndërsa autori i dyshuar i krimit në dëshminë e tij ka thënë se objektivi ishte Erogen Vaso.
Lidhur me këtë ngjarje gazetarja Etleva Delia, u shpreh se të dhënat e deritanishme flasin për një krim që mund të jetë porositur.
Ndërsa shtoi se duhet parë të gjitha të dhënat dhe hetimet duhet të jenë të hollësishme për të hedhur dritë mbi krimin.
“Të dhënat flasin për një krim që mund të jetë porositur nga persona të tjerë. Por për sa kohë nuk thuhen motivet konkrete, gjithmonë lindin dyshimet nëse po thotë apo jo të vërtetën. Nga aq sa prodhojë ngjarja e sotme rezultoi amator, por ishte e rëndë sepse Ragip Gila vrau dy persona të pafajshëm dhe jo objektivin. Por duhet parë edhe fakti që me kë ka qëndruar gjatë kohës kur ishte në burg”, tha më tej ajo.









