Gazetari Xhevahir Zhabina ka komentuar atentatin në Shkodër, ku vranë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, tregoi dy pistat hetimore në lidhje me ngjarjen.
Pista e parë lidhet me masakrën e Dobraçit, ndërsa pista e dytë lidhet me vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2022. Zhabina tha se ka rrezik për përsëritjen e ngjarjeve të tilla, pasi nuk shkëputur zinxhiri vetëm me arrestimin e vrasësve me pagesë, por të porositësve.
“Mesazhi kryesor është mungesa e zbardhjes së disa ngjarjeve të rënda që ka ndodhur në Shkodër. Masakra e Dobraçit mund të jetë një pistë hetimore, nga ku mund të ketë ardhur edhe atentati i sotëm. Është një pistë hetimore. Pista tjetër është edhe vrasja e Gjin Ndojit, në vitin 2022 në mos gaboj, e cila u zbardh nga dosja “Metamorfoza”. Këto janë dy pistat hetimore nga ku mund ta nisë punën Prokuroria e Shkodrës. Unë mendoj që kjo sagë vrasjesh s’do ndalojë as me këtë që pamë sot, por mund të prodhojë ngjarje të tjera. Mesazhi ka të bëjë që gjaku nuk harrohet, gjaku thërret. Dyshohet se autori ka vepruar i vetëm, ka qenë i vetëm në motor, pavarësisht se s’ka arritur të shkojë te objektivi, që dyshohet se ka qenë Brajoviç. Duke qenë s’e kemi një autor s’plotësohet kushti i grupit të strukturuar kriminal. Ragip Gila dyshohet të jetë vrasës me pagesë. Me arrestimin e Ragip Gilës gjërat bëhen më të thjeshta për policinë dhe prokurorinë. Një sukses do jetë nëse do shkohet te porositësit. Nëse autori s’do kishte bërë aksident gjatë largimit mund të mos ishte arrestuar.”, tha ai.










