Influencere me kohë të plotë, sa fiton ish-banorja e Big Brother me Instagramin?

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ishte e ftuara e parë e këtij sezoni të emisionit “Wake Up”. E njohur si influencere, Rizi foli për projektet e saj televizive si dhe për jetën e saj personale. Teksa do i shtohet radhëve të shumta në ‘Rrethi katror’, tek ‘E Diell’, ish-banorja foli në lidhje me fitimet që ka nga rrjeti social Instagram.

Hoxha u shpreh se ‘ka aq fitime sa e ka punë me kohë të plotë dhe gjithë energjinë e saj e investon aty’.

Pjesë nga intervista:

Ti je influencuese dhe e shfrytëzon “Instagram”-in tënd

Patjetër, është puna ime

Ke shumë fitime nga kjo gjë?

Po, aq fitime sa e kam punë të plotë dhe gjithë energjinë time e investoj këtu

Ke një shifër që mund ta ndash me ne, sa mund të fitojë një influencere si ti me aq ndjekës që ka, në muaj?

Minimalisht 4 mijë euro në muaj, pastaj varet sa aktive është.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit