Blogerja e njohur Sarah Berisha ka vendosur të jetë më afër ndjekësve të saj duke hapur një pyetësor në Instastory.
Ndër pyetjet e shumta që mori, njëra prej tyre kishte të bënte me marrëdhënien e saj me këngëtarin PM, marrëdhënie që prej kohësh nuk është parë publikisht në rrjete sociale.
Një ndjekës e pyeti: “Si ia del ta mbash lidhjen tënde private?”
Përgjigjja e Sarah ishte e shkurtër dhe e qartë: “Ja duke mos postuar asgjë rreth marrëdhënies.”
Me këtë, ajo bëri të ditur se gjërat po ecin mirë mes tyre, por preferojnë të qëndrojnë larg vëmendjes mediatike.










