Kjo është 42-vjeçarja që u gjet pa shenja jete në një objekt të pabanuar në Pejë

Ngjarja e rëndë që tronditi dje Pejën ka marrë përmasa edhe më të dhimbshme me identifikimin e viktimës.

Personi i gjetur pa shenja jete në një objekt të pabanuar në rrugën “Mehmet Akif” është Florentina Dregzaj rreth 42-vjeçare.

Trupi i saj u zbulua nga dy qytetarë që kalonin aty pranë, të cilët menjëherë njoftuan Policinë. Në vendin e ngjarjes doli emergjenca, ku mjeku kujdestar konstatoi se ajo ishte pa shenja jete, ndërsa në trup nuk u vërejtën gjurmë të dukshme dhune.

Zona është rrethuar nga Policia dhe hetuesit së bashku me krimteknikët e SP Pejë, ndërsa në fazën e mëvonshme u përfshi edhe Sektori Rajonal i Hetimeve dhe Prokurori kujdestar i shtetit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit